Futboll Sport

Dënohet shqiptari i Atleticos, do të mungoj nëntë ndeshje

Mesfushori shqiptar i Atletico Madrid Keidi Bare është pezulluar për nëntë ndeshje të mërkurën pas ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me arbitrit gjatë një ndeshjeje me ekipin e dytë të klubit.

Shqiptari, i cili ka luajtur dy herë për ekipin e parë në Copa del Rey këtë sezon, ka marrë kartonin e verdhë pas vetëm 14 minutave lojë në humbjen 4-1 të ekipit të tij ndaj Deportivo La Coruna të dielën.

Ai është larguar nga fusha me karton të kuq për shkak të protestave të tepruara ndaj arbitrit Jose Joaquin Gallego Gambin.

“Në fund të pjesës së parë, po futeshim në dhomën e zhveshjes kur gjetëm lojtarin duke pritur te dera, duke na thënë të njëjtat gjëra që na tha edhe në fushë,” shprehet arbitri në raportin e tij.

Bare do të qëndrojë jashtë për një ndeshje për shkak të kartonit të kuq dhe tetë të tjera për sjelljen e pahijshme.

Ai do të humbasë fazën finale të sezonit teksa ekipi i tij do të mundohet të sigurojë kualifikimin për në Segunda Division B.

Related posts

Atletico Madrid ka dy prioritete në merkato: Gelson Martins dhe sulmuesin e Milanit

Isa.Autor

SKËNDERBEU ËSHTË KATASTROFË/ 10 gola të pësuar në 4 ndeshjet e fundit, ja statistikat

Delo.autor

“Topi i Artë” i Botërorit/ Ja yjet e mëdhenj që kanë dhënë gjithçka në “Rusi 2018”

Isa.Autor

Leave a Comment