Futboll Sport

Ahmataj: Ndaj Lushnjës nuk ka favoritë, duam patjetër fitoren

Kamza po kalon momentin më të vështirë të sezonit. Fitorja mungon prej 9 takimesh dhe duhet medoemos që kjo skuadër të ringrihet, pasi në të kundërt do të ishte më e rrezikuara për të përfunduar në Kategorinë e Parë.

Mënyra më e mirë për të gjetur sërish suksesin është fitorja me Lushnjën. Trajneri Julian Ahmataj e konsideron përballjen me lagunarët si sfidën e sezonit për Kamzën, teksa thekson se në këtë ndeshje nuk ka favoritë.

“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, për vetë rëndësinë që ka. Mund të quhet padiskutim ndeshja e sezonit për Kamzën, pasi duhet të rikthehemi te fitorja, për të gjetur qetësinë psikologjike, por edhe për të tentuar largimin nga zona e ftohtë. Natyrisht që nuk mund të themi se jemi favoritë, pasi Lushnja ka në favor qetësinë e të luajturit pa objektiv dhe kjo mund të na e komplikojë punën”, u shpreh Ahmataj.

Tekniku 38-vjeçar, i cili vetëm dy javë më parë morri vendin e të shkarkuarit Ramadan Ndreu, nuk kërkon të kthejë kokën pas nga rezultatet negative, por pretendon që ekipi të shohë vetëm përpara.

“Nuk duhet të mendojmë për ato 9 ndeshje pa fitore, pasi mund të na kushtojë, nëse rrimë me kokën mbrapa. Duhet të shikojmë përpara dhe të luajmë çdo ndeshje si finale, duke filluar që nga nesër me Lushnjën”, tha trajneri i Kamzës.

Related posts

KALIMI TEK LEVANTE/ Mustafi e nis me telashe te klubi i ri, sherr me La Liga për fanellën e pazakontë

Delo.autor

Zbulimi interesant/ Milani pritet të fitojë shifra marramendëse nga Botërori “Rusi 2018”

Sadik.Autor

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Kampioni i dyfishtë i botës në UFC: Nëse COVID-19 zgjat deri në verë…

Delo.autor

Leave a Comment