Basketball Sport

Fenerbahce një hap larg gjysmëfinaleve, Olympiacos hakmerret ndaj Zalgiris

Fenerbahce mundi sot në mbrëmje 95-89 Baskonia Gasteiz në ndeshjen e dytë çerekfinale të play off-it në Euroleague në basketboll për meshkuj, duke udhëhequr 2-0 me ndeshje. Një fitore e merituar e skuadrës turke, që pati epërsi në fushë dhe e dominoi ndeshjen, duke qenë një hap larg kualifikimit për në fazën “final four”. Për kampionët në fuqi u dallua Ëanamaker me 19 pikë, mbështetur edhe nga Vesely me 16, një dyshe që bëri diferencën në parket.

Fiton edhe skuadra e Olympiacos, që mundi 79-68 Zalgiris Kaunas, duke barazuar 1-1 serinë e çerekfinaleve. Ndryshe nga ndeshja e parë, fituar nga lituanezët, sot në fushë dominuan basketbollistët grekë, që u shkëputën që në periodën e dytë dhe më pas thelluan shifrat, duke mos e diskutuar fitoren. Një ndeshje e mirë për McLean, që realizoi 21 pikët për ekipin Helen, më i miri në fushë, ndërkohë që u dallua edhe Spanoulis, autor i 17 pikëve.

Euroleague – Çerekfinalet e play off-it

CSKA Moskë – Khimki Moskë, (2-0 me ndeshje)

Panathinaikos – Real Madrid, (1-1 me ndeshje)

Fenerbahce – Baskonia Gasteiz, 95-89 (2-0 me ndeshje)

Olympiacos – Zalgiris Kaunas, 79-68 (1-1 me ndeshje)

Related posts

PLAS TEK BARCELONA/ “Pleshti” akuza Drejtorit sportiv të klubit: Të nxjerrë emrat, na baltos të gjithëve…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Lewandowski injoron rekordin e CR7, tregon si mundet Barcelona

Delo.autor

DEL E VËRTETA/ MOU zbulon komplotin dhe përgjegjësin e problemeve tek Man United

Isa.Autor

Leave a Comment