Futboll Sport

Ancelotti: “Arsenal? Varet nga oferta…”

Carlo Ancelotti ka diskutuar për mundësinë që të drejtojë Arsenalin – “e ardhmja ime varet nga projekti që më prezantohet”.
Pas më shumë se 20 vjetëve, Arsene Wenger konfirmoi largimin nga stoli i Arsenalit në fund të sezonit aktual. Topçinjtë janë hedhur në sulm për të gjetur një zëvendësues dhe në mesin e shumë emrave, është edhe ai i Carlo Ancelottit.

Trajneri italian vazhdon të jetë pa skuadër që kur u shkarkuar nga Bayern Munich në fillim të sezonit 2017/18 dhe shihet si zëvendësues ideal për Arsene Wengerin.

“Wengeri ka shkruar histori dhe ai duhet të njihet për këtë. Topçinjtë e dinë të ardhmen e tyre, por nëse më involvojnë mua në planet e tyre, jam shumë i lumtur në aspektin profesional, por momentalisht s’ka asgjë”, u shpreh Ancelotti.

“E ardhmja varet nga shanset dhe projekti që më prezantohet, jo vetëm nga unë. Tani jam i fokusuar në ndihmën që po bëj për UEFA-n”.

Related posts

PLAS SKANDALI/ Rrëfimi i modeles: Kam bër SEKS me këta lojtarë të BARÇËS dhe…

Isa.Autor

FIFA WORLD CUP, RUSI 2018/ Këto janë ndeshjet që do të luhen sot

Sadik.Autor

VIDEO/ Tmerr në PSG-Lyon, Mbappe pa ndjenja në fushë

Q.Autor

Leave a Comment