Futboll Sport

Stafi i ri i Flamurtarit i tregon të gjitha: Idrizi ka frikë nga tifozët

Pas dorëheqjes së trajnerit Shpëtim Duro nga drejtimi i Flamurtarit, skuadra ka hyrë në një faqe të re organizimi edhe pse momenti nuk është shumë i përshtatshëm. Fundi i kampionatit dhe rreziku që vjen nga zona e ftohtë e tabelës së klasifikimit, mund të sjellë probleme për vlonjatët.

Administratori Sinan Idrizi, ka vendosur fillimisht Petraq Bifshën në krye të ekipit, por një gjë e tillë nuk ka zgjatur shumë, pasi ai ka qëndruar vetëm një ditë në këtë pozicion. Paraditen e sotme është marrë vendimi që trajner do të jetë Ardi Behari.

Ai e njeh mjaft mirë ambientin në skuadër, pasi ka mbajtur deri më tani pozicionin e drejtorit teknik dhe është një nga emrat e njohur te Flamurtari si ish-futbollist. Kjo nuk është hera e parë që Behari ulet në stolin e Flamurtarit në momente të vështira dhe Idrizi ka menduar se ai do të jetë zgjidhja më e mirë.

Në krah të Beharit, si ndihmës i parë i tij do të jetë Vasil Ruci, legjenda e Flamurtarit ndër vite, ndërsa Bifsha do të vazhdojë të mbajë pozicionin e zv.trajnerit. Një zgjidhje e tillë për të emëruar një staf teknik tërësisht vlonjat, mund të ketë ardhur edhe për të qetësuar disi situatën, pasi tifozët janë të irrituar me ecurinë e dobët të Flamurtarit në dy fazat e dyta të kampionatit.

Ky staf do të drejtojë ekipin deri në fund të sezonit dhe më pas do të caktohet edhe trajneri i ri që do të ndërtojë ekipin e sezonit të ardhshëm. Behari asnjëherë nuk ka dashur që të vazhdojë karrierën e tij si trajner dhe ka mbajtur pozicion si zyrtar klubit, por i është përgjigjur thirrjes së drejtuesve herë pas here për tu ulur në stol. Debutimi i Beharit në krye të Flamurtarit do të jetë në ndeshjen e nesërme në shtëpi ndaj Teutës.

Related posts

E BUJSHME NË ITALI/ Jorge Mendes takohet me Marottan, ja kush është trajneri që duan tek Interi

Delo.autor

Derbi edhe në merkato, Mourinho sfidon Pep duke ofruar dyfishin

Sadik.Autor

Nis Botërori i Formula 3, debutim zhgënjyes për Mick Schumacher

Sadik.Autor

Leave a Comment