Futboll La Liga Sport

Seedorf “përplaset” me tifozët e Deportivos

Trajneri holandez, Clarence Seedorf, mori drejtimin e Deportivo La Coruna me synimin për të mbajtur këtë ekip në La Liga, por pas barazimit pa gola në fushën e Leganes, të premten në mbrëmje, situata është komplikuar së tepërmi.

Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundit i kampionatit “galicianët” janë në vendin e tretë nga fundit me 6 pikë më pak se Levante që mban vendin e fundit të disponueshëm për në La Liga dhe ka luajtur një ndeshje më pak, atë që do të zhvillojë të hënën në Bilbao.

Frika e rënies nga kategoria ka pushtuar të gjithë ambientin, përfshi edhe tifozët, të cilët pas barazimit 0-0 kanë mundësuar një ballafaqim me trajnerin, ish-mesfushor i Ajax, Sampdoria, Real Madrid, Inter, Milan dhe Botafogo.

Seedorf ka kërkuar ta mbështesin ekipin deri në fund të sezonit, pavarësisht nga situata kaotike, ndërsa tifozët, shumë të tensionuar kanë kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve dhe largimin e pronarëve nga Deportivo.

Related posts

“DUA TROFEUN E PARË ME INTERIN”/ “Demi” Lautaro: Ja si më ka ndryshuar trajneri Conte

Delo.autor

Manchester United, Sanchez: “Jam futbollist i klasit botëror, krenar që jam më i paguari”

Q.Autor

CHAMPIONS/ BARÇA “kërcënon” INTERIN: S’duam vetëm të FITOJMË, por edhe…

Isa.Autor

Leave a Comment