Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Dyshime dhe akuza, Sebastian Vettel po sabotohet nga rivalët

Nga Gjermania ka dalë një akuzë e fortë, sipas së cilës ka patur një komplot karshi pilotit Sebastian Vettel nga ana e Red Bull dhe makinës së saj satelit Toro Rosso.

Sipas mediave gjermane, aksidenti mes dy makinave Toro Rosso në garën e fundit në Kinë nuk ka qenë i rastësishëm, por i planifikuar nga Red Bull, në mënyrë që dy pilotët e saj të ndërrojnë gomat pasi të tjerët e kishin bërë këtë gjë më parë dhe të fitonin garën. Ahsut sikurse edhe ndodhi më pas në garë, me triumfin e australianit të Red Bull, Daniel Ricciardo.

Akuzat shtohen edhe më shumë kur piloti tjetër i Red Bull, Max Verstappen goditi Sebastian Vettel pak xhiro nga fundi, duke bërë që ferraristi ta mbyllë garën në vendin e tetë. Një gjë është e sigurt se aksidenti mes dy makinave Toro Rosso ndryshoi fatin e garës, pasi në pistë hyri makina e sigurisë, që u lejoi makinave Red Bull të vendosnin gomat e buta dhe fitonin garën. “Komploti i demave kundër Vettel”, shkruajnë mediat gjermane, që i kërkojnë FIA-s të hetojë këtë ngjarje dhe jo ta konsiderojë atë një aksident të zakonshëm gare.

Related posts

Reali i Madridit ‘sistemon gjërat’, ja për kë e ka prenotuar numrin 7

Sadik.Autor

“VIDEO LAJM”/ Tifozja që “çmendi” rrjetin dhe kamerat (dhe kaloi ndeshjen në plan të dytë)

Delo.autor

PROMES ISHTE GATI PËR REKRUTIM/ Gatuzo: Dua burra në ekip

Sadik.Autor

Leave a Comment