Bundesliga Futboll Sport

Tani edhe Pep Guardiola kërkon sulmuesin e Bayern

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i ka dhënë urdhër klubit të tij të lëvizë për të marrë sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, gjatë merkatos së verës, ka bërë të ditur “Don Balon”.

Real Madrid është favorit për të marrë qendërsulmuesin nga Polonia, por edhe Manchester United dhe Chelsea janë të interesuar për shërbimet e tij.

Gjithsesi, në këtë garë tanimë është futur edhe Manchester City, pasi Guardiola mendon se Lewandowski do të ishte ideali për të zëvendësuar Sergio Aguero, gjithnjë e më larg City.

Drejtuesi ekzekutiv i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, dhe trajneri Jupp Heynckes kanë thënë se Lewandowski nuk lëvizë nga bavarezët, por menaxheri i tij Pini Zahavi ka pohuar të kundërtën, duke thënë se kapitulli i karrierës së tij në Bundesliga është mbyllur.

29-vjeçari kushton rreth 70 milionë euro.

Related posts

PRAPASKENA E BUJSHME/ “Hiqini duart nga trajneri ynë”, Tirana i bën bllokadë Nigërisë për Egbo

Delo.autor

BARAZIMI ME TEUTËN/ Daja: Arbitri na masakroi. Specialistët me 4 ndeshje nuk më japin dot mend

Isa.Autor

“ËSHTË THELBËSORE…”/ Ronaldo dhe Ibra, përtej limiteve njerëzore. Ky është sekreti i jetëgjatësisë së tyre sportive

Delo.autor

Leave a Comment