Futboll Sport

Heronjtë e Botërorëve, historia unike e legjendës braziliane

Marcos Evangelista Cafù, në rrugën drejt Olimpit, dy herë. Tifozët dhe të dashuruarit pas futbollit e kujtojnë për sulmet e tij lartë e poshtë në krah, nga ku mori dhe pseudonimin Pendolino, edhe për buzëqeshjen e tij.

I vetmi lojtar që ka arritur që të luajë në tre finale radhazi, ka triumfuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Botërorin e vititit 1994 kundër Italisë së Arrigo Sacchi-t pas gjuajtjes së penalltive dhe në Botërorin Japoni-Kore e Jugut në vitin 2002 me shiritin e kapitenit në krah.

Triumfi kundër Gjermanisë e bëri që të harronte humbjen e finales kundër Francës në vitin 1998. Mirëpo, Cafu ka marrë pjesë sërish si kapiten në Botërorin e Gjermanisë në vitin 2006, por sërish ishte Franca që i mohonte kalimin në gjysmëfinale. “Gjelat” në mbrëmjen e 1 korrikut në Frankfurt fituan 0-1 me gol të Henry në minutën e 57.

Në Itali kanë pasur fatin që ta shohin që të luajë me fanellën e Romës dhe të Milanit, me të cilat ka fituar dy kampionate. Është e drejtë që të mos i mungojë asgjë. Ai ka fituar gjithçka në karrierën e tij si futbollist në dallim me ata që shohim të luajnë në ditët e sotme.

Cafu e nisi me Kupën e Botës në vitin 1994, ndërsa në Itali fitoi titullin e parë kampion me Roma-n në sezonin 2000/2001 dhe Kupën e Italisë në sezonin e tij të fundit te Roma, 2002/2003. Ndërsa me fanellën e Milan-it në sezonin e tij të parë arriti të fitojë kampionatin, 2003/2004.

Përpos trofeve brenda kampionatit, Cafu në sezonin 2006/2007 fitoi Champions League me Milan-in, por edhe trofeun e Kupës së Botës për klube. Teksa bie në sy mungesa e një titulli të Europa League në karrierën e tij. Fundi i karrierës së Cafu erdhi në moshën 38-vjeçare, ku ai e mbylli me Milan-in për të mos vijuar më tej me futbollin e luajtur.

Related posts

SPEKTAKËL NË “CAMP NOU”/ “Katalanasit” mposhtin Eibar me “Manita” dhe ngjiten në krye

Delo.autor

NGA MESSI TEK IBRA/ FIFA zbulon 10 golat më të bukur për çmimin “Puskas” (VIDEO)

F.autor

RIHAP SFIDËN NDAJ ROMËS/ Theo Hernandez i tregon “Kuqezinjve” si shënohet, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment