Futboll Sport

Tërhiqet braziliani: Karriera shkëlqyer u njollos nga 7 golat e Gjermanisë

Portieri brazilian, Júlio César, konsiderohej si një nga portierët më të mirë në botë, por në gjysmëfinalen e Botërorit 2014 ai pësoi 7 gola nga Gjermania, duke përjetuar kështu ditën me të errët të karrierës së tij! Mund të thuhet që ajo natë mbetet njolla më e madhe e një karrierë të shkëlqyer.

Në stadiumin “ Maracanà” ish-portieri i Interit të tripletës 2010 ka luajtur në fundjavë ndeshjen e tij të fundit në karrierë, teksa skuadra e tij Flamengo mundi 2-0 America. “Kam qarë shumë këtë javë”, – ka deklaruar në fund të ndeshjes portieri brazilian, i cili është përkulur në shenjë nderimi para ultrasve të Flamengos duke i përshëndetur për disa minuta.

Pas vërshëllimës finale portieri u mbajt në krahë nga shokët e skuadrës dhe mori ovacionet e gjithë stadiumit. Edhe familjarët e tij ishin të pranishëm në stadium. Në raftin e trofeve, Julio Cesar, numëron tripletën historike me Interin në sezonin 2009-10, katër tituj kampion në Itali, tre Kupa të Italisë, katër Superkupa, tre tituj kampion në Portugali mne Benfica-n, dy kupa të ligës portugeze, një kupë dhe një superkupa të Portogalisë. Me kombëtaren ka fituar një herë Kupën e Amerikës dhe dy Kupa Konfederatash. Në vitin 2014 ai ishte titullar me Brazilin që synonte të fitonte trofeun e Botërorit, por ëndrra u thye keqazi në gjysmëfinale nga një Gjermani e frikshme, që i shënoi 7 gola në humbjen më të thellë të pësuar në finalet e një botërori, duke bërë që i gjithë vendi të përjetonte një makth (turneu zhvillohej në Brazil).

Gjatë kohës që luajti në Serie A (nga 2005 në 2012), ai ishte së bashku me Iker Casillas dhe Gianluigi Buffon një nga portierët më të mirë në botë. Portieri ishte kthyer te Flamengo janarin e viti të kaluar për të mbyllur karrierën pikërisht në klubin ku e kishte nisur në vitin e largët 1997.

 

Related posts

EVERTON-MANCHESTER UNITED/ Digne “trullos” De Gean me një “perlë” jashtë zone, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Luksemburgu i jep asist Ronaldos, CR7 ndalet dy herë radhazi nga portieri (VIDEO)

Delo.autor

VOLEJBOLL/ U zyrtarizua në krye të Tiranës, trajneri Sako: Bardheblutë, të etur për trofe

Delo.autor

Leave a Comment