Futboll Sport

Kupa e Botës/ Egjiptianët bëhen gati të pushtojnë Rusinë

Egjipti do të jetë në Kupën e Botës në Rusi dhe tifozët e kombëtares janë të paduruar për të ndjekur skuadrën e tyre të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm të planetit. Dëshira është e madhe nga egjiptianët për t’i dhënë zemër futbollistëve nga shkallët e stadiumit. Pritet që të jenë të paktën 10 mijë persona në Rusi për 3 takimet që Egjipti do të luajë në fazën e grupeve.

Mohammed al-Shaer drejtori i një kompanie turistike tha se aktualisht numri i kërkesave është i lartë për të udhëtuar drejt Rusisë. Kompania e tij ka ekskluzivitetin e shitjes së buletave për botërorin. Nisur nga interesimi u arrit me FIFA-n një marrëveshje për ta zgjatur afatin e rezervimit të biletave dhe të sigurimit të tyre deri më 1 maj.

Jo vetëm kaq por një ditë përpara se Egjipti të luajë kundër Rusisë në Shën Petërsburg, do të mbahet në këtë qytet një koncert për rreth 3 mijë egjiptianë nga këngëtari i njohur i këtij vendi Mohammed Hamaki.

Related posts

E NXORËN JASHTË KLUBIT TË NATËS/ Shefi i sigurisë sqaron incidentin që ndodhi me talentin Haaland (VIDEO)

Delo.autor

“NA BUZËQESHI FATI”/ Flet trajneri Daja pas fitores: Meritën e kanë lojtarët, më erdhi keq…

Delo.autor

LIVERPOOL I “FAL” MESFUSHORIN/ Okazion financiar për Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment