Futboll Sport

NDRYSHIME NË RREGULLORE/ UEFA merr vendimin për trukimet, ja çfarë detyrash i ka lënë federatave….

Luhet finalja e Europianit, por UEFA e ka mendjen te trukimet. Ditën e sotme, u zhvillua në Londër mbledhja e radhës e Komitetit Ekzkekutiv.

Në këtë mbledhje ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv, u diskutua dhe u prezantua studimi i fizibilitetit në lidhje me luftën kundër fiksimit të ndeshjeve si edhe u miratuan disa ndryshime në rregulloren e Komitetit HatTrick ku Presidenti Duka mban pozicionin e zëvëndëspresidentit.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që të rrisë burimet që UEFA investon në luftën kundër fiksimit të ndeshjeve dhe të rrisë e mbështesë gjithmonë e më shumë njësinë e saj të brendshme me hetues dhe ekspertë. Vendimi në mbledhjen e radhës është rezultat i një studimi, që tregoi se hetimi, investigimi dhe parandalimi, janë pikat që duhet të forcohen për të luftuar më mirë trukimet e ndeshjeve. Plani i veprimit që sugjeron studimi i fizibilitetit përqendrohet ndër të tjera në forcimin e bashkëpunimit me autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe lokale si dhe mbështetjen për Oficerat e Integritetit pranë Federatave anëtare.

Këto masa do të ndihmojnë UEFA-n që të realizojë me sukses objektivin e saj strategjik për parandalimin e çdo lloj ndikimi që mund rrezikojë rregullsinë e garave si dhe të mbrojë standartet etike dhe qeverisjen e mirë në futbollin europian. Më shumë burime financiare dhe njerëzore do të jenë në dispozicion për luftimin e krimit të organizuar që synon të prekë garat europiane, në të njëjtën kohë do të ketë edhe një thellim të bashkëpunimit me institucionet më të larta europiane.

Ndryshimet në rregulloren e Komitetit HatTrick

Në mbledhjen e sotme u vendos gjithashtu që duke filluar nga sezoni 2022/2023 çdo federatë anëtare duhet të caktojë një oficer për Përgjegjësinë Sociale në Futboll si edhe të zhvillojë një strategji përgjegjësie sociale nga sezoni pasardhës.

Çdo Federatë anëtare duhet që si fillim të orientojë burime financiare në këtë drejtim dhe më pas mund të aplikojnë për projekte në UEFA. Sugjerohet që anëtarët mund të përdorin deri në 25% të fondeve për të mbuluar kostot e stafeve. Qeveria europiane e futbollit do të mbështesë maksimalisht dy projekte në sezon të cilat duhet të:

a) adresojnë një ose më shumë nga politikat e Përgjegjësisë Sociale të UEFA-s;

b) të mbështesë zhvillimin e një strategjie të Përgjegjësisë Sociale në përputhje me politikat e UEFA-s;

c) të kontribuojë në edukimin e stafit në drejtim të Përgjegjësisë Sociale.

Related posts

CEREMONIA PËRKUJTIMORE NË NDERIM TË KOBE BRYANT/ Vanessa: Jetoni të qetë në Parajsë dhe argëtohuni (VIDEO)

Delo.autor

Rezultat surprizë/ Shënohen 2 gola të shpejt në ndeshjen PSG – Reims (VIDEO)

Isa.Autor

Në pritje të Interit, sulmuesi italian i jep fund beqarisë

Sadik.Autor

Leave a Comment