Futboll Sport

Pacult: Penalltia e Gurit ishte flagrante, barazimi na kënaq

Trajneri i Kukësit Peter Pacult në intervistën e pas ndeshjes të dhënë në emisionin Gol pas Goli në Supersport, akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë gjyqtarin e sfidës Kridens Meta për një penallti flagrante që nuk u akordua në favor të Gurit, ndërsa e analizoi kështu sfidën.

Cfarë u mungoi për ta thyer Laçin?

Pjesën e parë kishim 3 raste të pastra. Në qoftë se  do të shënonim do të ishite krejtësisht ndryshe.

Pretendimi për penalltine e Gurit?

Mendoj që nuk ka çfarë të flitet dhe kjo është skandaloze. Asnjëherë nuk flas për arbitrat dhe nuk do ta bëj po kjo është skandaloze.

Laçi u ka rezikuar shumë sot?

Unë jam darkot me atë që thatë. Po ti shfrytëznit rastet do të ishte ndeshje tjetër. Edhe Laçi pati rastet e tij. Lojtarët në vijën e sulmi duhet të bëjnë shumë më tepër në ndeshjet e mbetura. Kërkoj më shumë prej tyre.
Ësht fakt që sot në Laç ishim me mungesa, luajtëm pa Rrumbullakun dhe Shametin që janë pjesë e rëndësishme e ekipit. Deri në fund gjërrat do të ndryshojnë

Cfarë i mungon kësaj skuadre? Sepse në ndeshjen e fundit lojtari më i mirë ishte portieri…

Është mendimi juaj për këtë. Jam një trajnër normal,  i pranoj edhe kritikat. Në janar mora një ekip që ishte ne vendin e 4-t dhe tani jemi të dytët. Ka pasur shumë dëmtime dhe largime por ne do të nxjerrim më të mirën deri në fund. Të gjithë e dimë që në Laç nuk është e lehtë të luash. Do të kënaqem me 1 pikë që morrëm këtu sot. Jo gjithmonë plotësohen dëshirat në futboll.

Related posts

Befason presidenti: Po qëndroi me ne, Inter do të humbasë 22 mln dollarë të tjerë

Isa.Autor

“L’Equipe” zbulon lojtarin që CR7 kërkon tek Juventus

Isa.Autor

FORMACIONET E MUNDSHME/ Shans për Eriksenin nga minuta e parë, gjermanëve u rikthehet Plea. Ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Delo.autor

Leave a Comment