Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Italia rrezikon përjashtimin nga Europiani, Gravina i lutet kryeministrit

Numri një i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, i dërgoi një letër gjatë fundjavës Kryeministrit, Mario Draghi, në të cilën i kërkoi atij “të punojë që UEFA të konfirmojë caktimin e ceremonisë inauguruese të Kampionatit Europian dhe të ndeshjeve pasuese të planifikuara për në vendin tonë”. Stadiumi Olimpik në Romë, në fakt, duhet të jetë skena e ndeshjes hapëse të turneut, ndërkohë që të planifikuara për në Itali janë edhe tri ndeshje në grupe dhe një çerekfinale.

Në letër, ndër të tjera, Gravina nënvizon afatin përfundimtar të 19 prillit për të siguruar praninë e 25% të publikut në Stadiumin Olimpik të Romës, siç kërkohet nga UEFA. Ai thotë se është i vetëdijshëm për fazën kritike të pandemisë në vend, por “Kryeministri duhet të ndajë me FIGC sa e rëndësishme është për Italinë që UEFA të konfirmojë ndeshjen hapëse dhe të sfidave të tjera të planifikuara në Romë”. Gravina gjithashtu siguron Draghi për “pajtueshmëri rigoroze me kërkesat që qeveria do të na vendosë për Euro 2020, siç është zbatimi i protokollit shëndetësor që lejon mbajtjen e kampionateve kombëtare”.

Related posts

Liverpool nuk di të ndalet/ Man City me “5 yje”, Mourinho “ngec” ndaj bandës portugeze

Isa.Autor

NJË “BOMBË” NDËRPRET FINALEN CHAMPIONS/ Shikoni tifozen super seksi që u fut në fushën e stadiumit (FOTO)

Delo.autor

VIDEO/ Penallti për Melbourne Victory, ja çfarë bën Besart Berisha

Q.Autor

Leave a Comment