Futboll Sport

Skënderbeu pa pesë lojtarë, Vila pika referuese në sulm

Me pesë mungesa të sigurta, Skënderbeu do të shkojë drejt Tiranës për të luajtur kundër Partizanit. Sigurisht, nuk është momenti më i mirë për korçarët që të përballen në këtë sfidë. Patjetër, më shumë se kushdo rëndon mungesa e Soue me Xhejms.

Pavarësisht se nuk do të kenë në fushë golashënuesin e ekipit, në kampin bardhekuq nuk e mendojnë të humbur këtë takim. Trajneri Ilir Daja duket se e ka bërë gati edhe formacionin, duke vendosur për dilemat që kishte deri dje.

Do të jetë Vila dhe jo Krasniqi në sulm nga minuta e parë, të paktën kjo është ajo që Daja ka provuar më së shumti në stërvitje. Porta dhe prapavija nuk kanë asnjë ndryshim, madje as Osmani

Para tij do të formojnë dyshen e mesfushës Lilaj dhe Nimaga. Ndërsa, në sulm Muzaka nga njëri krah dhe Gavazaj në krahun tjetër do të jenë shokë reparti me Vilën.

Related posts

NBA/ Harden nuk mjafton për Houston, Giannis lider për Milwaukee

Delo.autor

E BUJSHME/ Prapaskenë para ndeshjes me Torinon, Maldini i telefonoi Dibalës

F.autor

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Juventus gati të sakrifikojë yllin për të befasuar Interin

Delo.autor

Leave a Comment