Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Ronaldo, Koulibaly, shënuan gol në fund, largimi i Bonucci është problemi i Juves

Në Madrid, në minutën e 93-të të Real-Juventus, ka qenë Medhi Benatia që ka bërë një ndërhyje të parregullt ndaj Vazquez, duke shkaktuar penalltinë vendimtare që ka sjellë eliminimin e bardhezinjve në Champions League. Në Crotone, ka qenë përsëri marokeni ai që është ndodhur më afër Simy dhe e ka parë atë të ndëshkojë Buffon me një roveshiatë dhe të fiksojë shifrat në 1-1, duke i dhënë mundësinë Napoli-t të shkojë nga -6 në -4.

Në fund, të dielën në mbrëmje, ka qenë përsëri ai që nuk ka kërcyer në rastin e goditjes me kokë të Koulibaly: 1-0 Napoli dhe një pikë larg Juventus në renditje. Tre episode vendimtare në momentin më të nxehtë të sezonit dhe një protagonist i vetëm: Benatia, ai që ka kaluar në këtë sezon nga lojtar stoli në titullar pas largimit të Leonardo Bonucci-t…

Pas një sezoni të parë si alternativë e Allegrit (2016-17, 20 ndeshje), në sezonin 2017-18, pas shitjes së Bonuçi te Milan, Benatia ka fituar një vend si titullar. 31-vjeçari ka bërë një sezon të mirë deri tani, duke dhënë kontributin e tij në ndeshjet e shumta të lujatura nga bardhezinjtë pa pësuar humbje ose gola.

Por, në momentin vendimtar të sezonit, kanë ardhur tre gabime të rënda dhe një nervozizëm i ekzagjeruar, i dukur qartë në tre episode: reagimi gjatë ndeshjes së fundit Juventus-Atalanta, që ka shkaktuar edhe zemërimin e trajneri Allegri; kartoni i verdhë i marrë në “Bernabeu” pas një ndërhyrje të pakuptimtë në mesfushën kundërshtare; përgjigja vulgare e dhënë kundrejt satirës së Maurizio Crozza (komik italian).

Natyrisht, Benatia nuk është i vetmi përgjegjës për momentin negativ të Juventus (një nga të akuzuarit është edhe Dybala, sa për të përmendur një emër), por është e pamundur të mos mendohet një vit më par për çështjen Benatia-Bonucci, një që (të paktën tek Juventus) nuk ka dështuar kurrë në momentet vendimtare të sezonit, në tri ndeshje radhazi.

Related posts

MEZANI e thotë hapur: Më mirë kështu sesa dy barazime, skuadra nuk ka forcë kur pëson gol

Isa.Autor

“NDJEVA KAVILJEN TË RROTULLOHEJ”/ Ronaldo tremb Juventusin. “Buletin lufte” te bardhezinjtë

Delo.autor

Messi nuk ndalet, Barca po e deklason Chelsean

Q.Autor

Leave a Comment