Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Boateng jep “recetën” se si Bayern Munich mund ta neutralizojë Ronaldon

Mbrojtësi qendror i Bayern Munich, Jerome Boateng, thotë në një intervistë për revistën “Kicker” se Cristiano Ronaldo është sulmuesi më i kompeltuar i mundshëm. Madje, për yllin portugez të Real Madridit, ai mendon se në aspektin e golashënimit është “si një makinë”: “Asnjë sulmues nuk mund të jetë më i kompletuar se Cristiano. Finalizon djathtas e majtas, shënon me kokën e tij dhe çdo gjë e bën në mënyrë të përkryer. Dhe në aspektin e shënimit është si një makinë”.

Sipas Boateng, Bayern Munich mund ta kushtëzojë e minimizojë efektivitetin e CR7, nëse funksionon si ekip, por është i vetëdijshëm se bashkë me të tijtë nuk mund ta neutralizojnë krejtësisht: “Ju nuk mund ta neutralizoni krejtësisht, sepse gjithmonë arrin të krijojë shanse në një ndeshje, sepse ai ka një ndjenjë të shkëlqyeshme të largimit. Pra, është e rëndësishme që të jemi kompaktë si ekip, për t’i lejuar sa më pak hapësirë ​​që është e mundur një goleadori si ai”.

Boateng është përballur me Cristiano Ronaldon me kombëtaren gjermane, edhe me Bayern Munich. “Kemi përvoja pozitive dhe negative me të. Me kombëtaren, pothuajse gjithmonë kemi arritur ta neutralizojmë, si në fitoren 4-0, në Kupën e Botës 2014. Me Bayern Munich nuk na ka ecur aq mirë. Sidoqoftë, Real Madridi nuk është vetëm Ronaldo. Edhe lojtarët e tjerë janë shumë të mirë”.

Related posts

Vllaznia për fitore ndaj Laçit, Tom Doshi “zbras” thesin dhe vendos premion e majme

Sadik.Autor

FITORE E MERITUAR/ Lazio mposht Sampdorian falë Alberto-s, parakalon Juventus dhe “kthehet” në Champions

Delo.autor

Kohë bilancesh te Milani, Fassone: Na duhet një sulmues race

Sadik.Autor

Leave a Comment