Futboll Seria A Sport

Spalletti: Luajmë për Interin, jo kundër Juves

“Unë shpresoj që tifozët e Inter të vijnë në stadium për të mbështetur skuadrën dhe ta ndihmojnë për të arritur një fitore në funksion të objektivit tonë dhe jo për të bërë tifozllëk kundër Juventus. Ky duhet të jetë arsyetimi i gjithë ambientit zikaltër”.

Luciano Spalletti i ka nisur në këtë mënyrë përgatitjet për ndeshjen e së shtunës kundër bardhezinjve. “Juventus do të dijë ta menaxhojë në mënyrën e duhur këtë fund të kampionatit. Kalendari nuk ka rëndësi në këtë pikë, nuk ka më ndeshje të lehta apo të vështira. Ata që kanë karakter dhe personalitet e presin këtë sfidë me padurim.
Ata që kanë më shumë frikë, presin me padurim që të vijë e diela”.

Në lidhje me garën për Champions: “Roma dhe Lazio kanë një avantazh, kanë një pikë më shumë në renditje, që nuk është pak, duke menduar se mungojnë edhe pak ndeshje nga fundit. Roma ka arritur rezultate të jashtëzakonshme këtë vit”, ka thënë Spalletti.

“Është meritë e klubit, trajnerit dhe më shumë e lojtarëve, sepse unë jam shumë i lidhur me ata. Mund të mësojmë nga ndeshjet e tyre”, ka shtuar trajneri i Inter.

Related posts

Khedira: Do të më pëlqente të luaja në Premier League

Sadik.Autor

PSG-Real Madrid, Aguero i prerë: Ja skuadra që kualifikohet në Champions

Q.Autor

“EURO 2020″/ Belgjika mposht Portugalinë falë golit të Hazard dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment