Futboll Sport

Vangjeli thumbon Partizanin edhe me një shishe uji

Më tej ai foli për ndeshjen ku tregon se Skënderbeu e meritoi fitoren. “Ne bëmë lojë të barabarta. Pjesën e parë kishim probleme, sepse kundërshtari na bëri presion sipër dhe na nxori jashtë lojës tonë. Pjesën e dytë ndryshuam dhe dolëm në lojën tonë duke e mbajtur nën presion kundërshtarin. Edhe pse kemi pasur disa mungesa, sot treguam se dimë edhe të fitojmë”.

“Ai rast me Abdurrahimin është faull i pastër dhe arbitri veproi drejtë. Lojtari kundërshtar nuk kishte lidhje me topin dhe kështu që ai bëri faull në tentativë për të marrë topin. Topi ishte nën kontrollin tim dhe kundërshtari nuk kishte lidhje me topin. Sulmuesi i Partizanit ka vrapuar drejt meje, më pengoi dhe më pas mori topin për të shkuar drejt portës”.

“Soue dhe Xhejmsi kanë mbajtur peshën më të madhe në skuadër. Janë padiskutim janë më të mirët në skuadër dhe alternativat e para në sulm. Është problem shumë i madh që ata munguan sot. Ishte e dukshme sepse nuk prodhuam raste goli. Jam i sigurt që edhe pa ata ja vlen që të qëndrosh te ky ekip. Krasniqi i ka të gjitha shanset që të përmirësohet dhe të vazhdojë jashtë Shqipërisë”.

“Titulli do të festohet kur ta sigurojmë matematikisht. Kukësi është rival direkt sepse është në vendin e dytë. Do ta shohim këtë ndeshje si ndeshje të radhës, ashtu si dhe të tjerat. Ajo që mbetet deri në fund na mbetet finalja e Kupës kundër Laçit. Fitorja nuk do të diskutohet përball Kukësit”.

Related posts

SKANDALI/ Audio kur talenti anglez Foden u kërkon vajzave të shkojnë te hoteli (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ Teuta me probleme në mbrojtje, Martini kërkon kthesën… e shpejtë

Delo.autor

VAZHDOJNË TË KRYESOJNË BINDSHËM/ Mbappe i jep fitoren Parisit ndaj Nantes

Delo.autor

Leave a Comment