Sport Të tjera

Sharapova: Nuk do të bëhem kurrë mike me Serenën

Maria Sharapova dhe Serena Williams janë të njohura në botë për marrëdhënien aspak të mirë mes njëra-tjetrës, dy teniste që kanë qenë rivale në fushë e jashtë saj. Asnjëherë mes dy kampioneve të këtij sporti nuk ka rrjedhur një bashkëpunim, gjë që është konfirmuar sot sërish nga tenistja ruse.

Në vite, shumë gjëra janë thënë për marrëdhënien tonë, por ne duhet të gjykohemi për atë që kemi arritur. Ne kemi gjetur rrugë të ndryshme për të shkuarë te suksesi dhe të dyja ia kemi dalë mbanë”, u shpreh tenistja ruse, që ka fituar vetëm 2 nga 21 përballjet që ka zhvilluar ndaj Serena Williams.

Më tej, bukuroshja ruse shtoi: “Unë kam shumë respekt për Serenën, për atë që ajo ka arritur dhe për aftësinë që ka për të luftuar ende për të shkuar te suksese. Ajo është një teniste e veçantë. Unë kam shkruar për të në autobiografinë time, duke e vlerësuar për atë që ka arritur”, tha Sharapova.

Në lidhje me faktin nëse ndonjë ditë do të bëyhen mikesha, pasi të kenë lënë sporti, rusja shprehet: “Nuk e besoj. Kam bërë shumë miq në jetën time sportive, të cilët janë të rëndësishëm për mua. Në fund të ditës, ne do të jemi gjithnjë rivale. Kemi qenë rivale që nga dita e parë dhe kjo nuk ka për të ndryshuar kurrë”, tha Sharapova.

Related posts

NDESHJA ME LUFTËTARIN/ Ja 5 mungesat e sigurta për trajnerin Shehi në këtë sfidë

Delo.autor

‘Neymar bëri mirë që u largua nga hija e Messit’/ Deklarata e bujshme nga Pele

Sadik.Autor

Xhaka në “kundërsulm” ndaj Federatës Zvicerane: 60% e skuadrës është e huaj

Isa.Autor

Leave a Comment