Futboll Premier League

Manchester City bën gati 60 milionë € për mesfushorin e Napolit

Pep Guardiola dëshiron Jorginho si pasardhësin e Yaya Toure, me Napolin që pritet të kërkojë 0 milionë euro për mesfushorin.

Jorginho, 24-vjeçari i lindur në Brazil, shihet si konkurrenti ideal i Fernandinho-s, i cili do të jetë 33 vjeç muajin tjetër. City dhe Napoli ishin në të njëjtin grup në Champions League dhe Jorginho i la përshtypje të mira Guardiola-s në të dyja ndeshjet.

Edhe Manchester United thuhet të ketë interes për mesfushorin, pasi Michael Carrick ka dalë në pension dhe Fellaini pritet të largohet në fund të sezonit. Preferenca e lojtarit thuhet të jetë City dhe agjenti i tij është takuar me drejtuesit e City-t në Mançester kur Italia luajti ndaj Argjentinës në Etihad në mars.

Përveç mesfushorit, Guardiola kërkon të marrë edhe një sulmues të ri. Në janar ai humbi mundësinë për të blerë Alexis Sanchez dhe Riyad Mahrez, i cili qëndroi te Leicester.

Trajneri i Qytetarëve mund ta rikthejë interesin për Mahrez.

Related posts

“ICARDI DIVORCON WANDA NARAN, E TRADHËTOI ME…”/ Fabrizio Corona turbullon ujrat në klubin “Zikaltër”

Delo.autor

DËBORA “PUSHTON” VENDIN/ Ja vendimi që merr FSHF për të gjitha kategoritë…

Delo.autor

ÇMENDET PEREZ/ Real Madrid me “plan B”, gati shifra e majme për sulmuesin e njohur

Isa.Autor

Leave a Comment