Futboll Sport

Presidenti TAVO vendos për trajnerin slloven, LUFTËTARI zyrtarisht pa “TIMONIER”

Milosh Kostiç nuk do të jetë më trajner i Luftëtarit. Njeriu më i përfolur ditët e fundit në kampionatin shqiptar, i ka dhënë fund aventurës në krye të pankinës gjirokastrite.

Mësohet se mes tij dhe presidenti Grigor Tavo ka pasur një takim, ku është vendosur me konsensus fundi i bashkëpunimit. Siç ishte thënë edhe më herët, presidenca gjirokastrite ka qenë i pakënaqur nga slloveni për shkak të rezultateve negative të marra në katër ndeshjet e Superiores.

Tashmë pritet me interes të mësohet emri i “timonierit” të ri, teksa përfliten një sërë emrash. Gentian Mezani, por edhe Sulejman Starova shihen si kandidatë potencialë, megjithatë deri në zyrtarizimin e teknikut të ri nga ana e klubit gjirokastrit, ka ende kohë.

Related posts

NDODH PËR HERË TË PARË/ Shqipëria fiton një medalje olimpike në Paris 2024

F.autor

Ish-klubi i Tramezzani-t ofertë zyrtare për trajnerin Gianni De Biasi

Sadik.Autor

BARÇA BLINDON YAMAL/ Akord i ri deri në 2030, vjen edhe Szczesny

F.autor

Leave a Comment