Futboll Seria A Sport

Verona zhgënjen ndaj Genoas, mbijetesa largohet

Në ndeshjen e fundit të javës së 33-të në Serinë A, atë mes Genoas dhe Veronës, vendasit morën fitoren me rezultatin 3-1. Në ‘Marassi’, kuqeblutë e Ballardinit zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë dhe tashmë thuajse e kanë siguruar mbijetesën në Serinë A.

Medeiros shënoi që në minutën e 7’ për Genoan, ndërsa Verona gjeti golin e barazimit pas një 11-metërshi të ekzekutuar saktë nga Romulo, në minutën e 64-t.

Gjithsesi barazimi zgjati shumë pak, pasi në të 78-ën, ishte një ‘ish’ si Daniel Bessa që ndëshkoi Veronën, ndërsa maqedonasi Goran Pandev shënoi një gol spektakolar në minutën e dytë shtesë, pas një parabole mjaft të bukur nga hyrja e zonës.

Me këtë humbje Verona komplikon tej mase pozitat në zonën e ftohtë, pasi tashmë është 6 pikë larg vendit të 17, që i shpëton rënies.

Related posts

LLORIS PRANË “SKADENCËS”/ Tottenham “ndjek” një tjetër kampion bote

F.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Everton refuzon 30 milionë eurot e PSG për mesfushorin

Delo.autor

U MUND NGA KASTRIOTI/ Daja “gjen” FAJTORIN: Nuk fituam sepse me këta kushte…

Isa.Autor

Leave a Comment