Champions League Futboll Sport

“Salah? Faleminderit, e kam Under”

Mohamed Salah u largua nga Roma një vit më parë por mungesa e tij nuk u ndje pasi në klubin “verdhekuq” u ofrua Cengiz Under.

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco i pyetur në lidhje me largimin e Salah, ka refuzuar të zhytet në mendime, duke thënë se është i përqendruar në talentin turk Cengiz Under.

Salah është duke gëzuar një sezon të mrekullueshëm debutues në Liverpool duke e barazuar rekordin për më së shumti gola (31) në një sezon të vetëm në Premierligë.

Po ashtu, ylli egjiptian i ka shënuar nëntë gola në 12 paraqitje në Ligën e Kampionëve, duke e luajtur një rol jetësor që Liverpooli ta arrijë gjysmëfinalen.

Di Francesco nuk e ka pasur rastin asnjëherë ta stërvitë Salahun, pasi Roma e shiti atë në Liverpool para se të nisnin stërvitjet parasezonale, megjithatë ai insiston se nuk është i brengosur, duke e nënvizuar talentin e Under, turkut 20-vjeçar që ka mahnitur në sezonin e tij të parë në kryeqytetin italian.

“Salah nuk është këtu më, por unë llogaris në Under, lojtarin tim të ri dhe shumë të aftë”, ka thënë Di Francesco.

Related posts

GUARDIOLA SHOKON ME DEKLARATËN/ Ja çfarë thotë për Liverpool: Nuk ka rëndësi nëse…

Delo.autor

Ish-ylli i Realit: Messi ta fiton ndeshjen brenda gjysmë sekonde, është ma i miri që e kam parë

Q.Autor

KONSIDERORET ZËVENDËSUES IDEAL TË SUAREZ/ Ja plani financiar i Barçës për blerjen e “Demin” Lautaro

Delo.autor

Leave a Comment