Moto GP Sport

MotoGP/ Piloti i Ducati-t tregon pse dështoi në Austin

“Një garë për t’u harruar”. Këshu e ka komentuar renditjen në vendin e 11 në Çmimin e Madh të Amerikës Jorge Lorenzo. Faza kualifikuese nuk kishte shkuar keq për të, ku spanjolli u nis i gjashti në vijën e dytë. Por, nga nisja në semafor ai ka humbur shumë terren, duke provuar gjithsesi që të rimerrte vendin. Në fund është ndëshkuar nga rënia drastike e gomave dhe performanca fizike.

“Jam i zhgënjyer dhe i trishtuar. Nuk munda që të mbaj ritmin konkurrues në asnjë moment dhe për këtë kam vuajtur shumë, ashtu siç e prisja, me gomat e përdorura. Pak nga pak humba dhe ritmin”, deklaroi për MotoGp.com numri 99.

“Edhe në anën fizike motori kërkon shumë vëmendje në këto lloj rruge. Është një moment i komplikuar dhe duhet që të analizojmë deri në përfundim situatën”, shtoi spanjolli. “Shpresoj që kur të kthehemi në Europë të harrojmë dinamikën negative dhe të ndryshojmë”.

Related posts

TRIUMFOJNË KAMPIONËT E EUROPËS/ Liverpool e nis sezonin me goleadë, merr tre pikët e para

Delo.autor

PËRPLASJE PARA FINALES NË LIGËN E EUROPËS/ Huliganët polakë gjakosin… (VIDEO)

Delo.autor

BOSHATISET INFERMIERIA/ Pioli mund të buzëqeshë, më në fund me grupin e plotë

F.autor

Leave a Comment