Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Shkarkohet Oddo, ish-mbrojtësi i Juves merr drejtimin e Udinese

Igor Tudor është trajneri i ri i Udinese. Shkarkimi i Massimo Oddo ishte programuar prej ditësh dhe humbja ndaj Crotone, e 11-a radhazi, solli divorcin përfundimtar.

Kroati ka firmosur deri në vitin 2019. Ish-mbrojtësi i Juventus, që fitoi balotazhin ndaj Stramaccioni, Guidolin, Delneri dhe Reja, ka qenë i papunë që kur u shkarkua nga Galatasaray në dhjetor 2015.

Tudor mbërriti në Udine i pritur nga Gino Pozzo dhe në krah të tij do të punojë ndihmësi Seric. Nëse Tudor arrin mbijetesën në Serie A, kontrata e tij do të rinovohet automatikisht.

Ish-lojtari i Juves, trajner që nga viti 2013, ka punuar te Hajduk Split, PAOK, Karabuksport dhe Galatasaray.

Related posts

Spekulimet për largimin nga Milani, flet për herë të parë Bonucci

Q.Autor

NDARJA NGA ILARY BLASI? Legjenda Totti zbulon gjithçka: Jam lodhur duke e…

Delo.autor

REAGON ASHPËR NDAJ UEFAS/ Trajneri i Danimarkës: Për një rast Covid-19 shtyjnë ndeshjen 48 orë, por…

Delo.autor

Leave a Comment