Futboll Sport

Gjermania hedh kandidaturën për Euro 2024

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka zyrtarizuar kërkesën për të organizuar fazën finale të Euro 2024, teksa pritet që Turqia të jetë rivali i tyre në kandidaturat që do të priten deri ditën e premten.

Një delegacion i federatës, ku bënte pjesë edhe ish-kapiteni i Bayern Munich dhe kombëtares, Philipp Lahm, i kanë paraqitur dosjen e kandidaturës sekretarit të përgjithshëm të UEFA, Theodore Theodoridis, gjatë një takimi në Nion, të martën në mëngjes.

Presidenti i DFB, Reinhard Grindel, tha: “Duam që Euro 2024 të zhvillohet në zemër të Europës, në Gjermani, si një mundësi e mirë për të gjithë tifozët e kontinentit që ta vizitojnë.”

Gjermania e ka pritur më parë kampionatin europian në vitin 1988, ndërsa Kupën e Botës në 1974 dhe 2006.

Related posts

PARTIZANI-TEUTA/ Lerda bën ndryshim në mbrojte, Shkëmbi surprizon me skemën (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ HUNGARISË/ Dembele mbyll “EURO 2020”, Barcelona merr miliona euro nga FIFA

Delo.autor

GREZDA NË KRAHË TË GERRARD/ Britaniku me fjalë të mëdha për sulmesin shqiptar

Isa.Autor

Leave a Comment