Kategoria Superiore Shqipëri

(FOTO) Kapiteni i klubit të Superiores bën gjestin human me fëmijët jetimë për Krishtlindje

Në këto ditë festash, jo të gjithë i kanë mundësitë dhe kushtet që të festojnë. Kapiteni i Laçit, Gentian Selmani, ka bërë një gjest për tu komplimentuar, teksa ka dhënë ndihma për fëmijët e qendrës “Zyber Hallulli”, në Tiranë.

Selmani ka shkuar sot pranë qendrës dhe ka dhënë dhurata për fëmijët e kësaj qëndre. Lojtari i Kombëtares së moshave të Shqipërisë, u shpreh i lumtur që arriti t’i gëzojë fëmijët.

“Ndihem shumë i emocionuar dhe shumë i lumtur që arrita t’i gëzoj sadopak këto fëmijë. Shpresoj që e gjithë familja e futbollit t’i ndihmojë këta fëmijë që shumica e kanë pasion futbollin”, tha portieri i kurbinasve.

Image

Image

Related posts

“JEMI TIFOZË TË LLASTUAR DHE DEMBELË”/ Flet Rudi Vata: Më besnikë kanë qenë ultrasit…

Delo.autor

RENDITJA E FIFA-S/ Shqipëria zbret 2 pozicione, Kosova ngjitet me 7 vende. Ja klasifikimi

Delo.autor

Analiza e Hafizit: Futbolli shqiptar, në një rrugë pa krye. Duhet kampionat me 16 ekipe

Q.Autor

Leave a Comment