Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“GRUPI KUALIFIKUES? NUK KA MË DIFERENCA TË MËDHA”/ Gjasula: Kemi detyrë të fitojmë ndeshjen e parë, t’i marrim gjërat…

Klaus Gjasula doli në konferencë për shtyp, nga grumbullimi i kombëtares kuqezi. Ai kërkoi kujdes maksimal ndaj Andorrës, sepse gabimet e së shkuarës me rivalë të tillë modestë në letër nuk duhen përsëritur: Kombëtarja nuk ka ndryshuar shumë.  Lojtarët janë të njëjtë, vetëm 1-2 janë të rinj. Fryma e grupit është e mirë. Starti i kualifikueseve ndaj Andorrës? Besoj se me paraqitjet e fundit, i kemi mundësitë për ta fituar ndeshjen. Do të kishte qenë ndryshe po ta luanim ndeshjen e parë me Anglinë. Po të jemi të përqendruar, besoj do ta fitojmë këtë ndeshje.

Forma ime pas dëmtimit? Nuk jam në 100 % për nga fuqia, por ndihem gati ta ndihmoj kombëtaren për aq minuta sa do të më japë trajneri. Si përherë, do të jap maksimumin për skuadrën. Grupi kualifikues? Po afrohemi të gjithë më shumë me njëri-tjetrin, nuk ka më diferenca të mëdha. Anglia është favorite absolute, por në futboll nuk i dihet kurrë. Ne e kemi treguar veten në ndeshjet e fundit. Ishalla na ecën mbarë, që ta vazhdojmë aty ku e lamë.

Objektiv konkret? Me thënë të drejtën, personalisht nuk e kam menduar fare sa pikë do të marrim në këto kualifikuese. Kemi detyrë të fitojmë ndeshjen e parë. Mbas saj le të mendojmë për ndeshjen e ardhshme. T’i marrim gjërat hap pas hapi. Andorra? E bëmë njëherë gabimin, besoj se ketë radhë do të jetë ndryshe. Do të jemi më të përqendruar. Është kundërshtar i fortë, që na ka marrë pikë në Shqipëri. Tani duhet t’i marrim ne 3 pikët”.

Related posts

E ARDHMMJA E YLLIT PORTUGEZ NË DILEMË/ Derbi anglez në sulm për lojarin e Juventusit…

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Vetëm 2 kroatë në Superiore, tregu i Maqedonisë për rekord

Delo.autor

RENNES-ARSENAL/ “Vendasit” dyfishojnë avantazhin, shënon Sarr

Delo.autor

Leave a Comment