Basketball Sport

NBA, kualifikohen Warriors dhe 76ers, Bostoni merr kryesimin ndaj Bucks

Golden State Warriors fitojnë 99-91 ndeshjen e pestë të Serisë ndaj San Antonio Spurs dhe kualifikohen në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Për skuadrën teksane rezultoi e pamjaftueshme paraqitja e LaMarcus Aldrige, që shënoi 30 pikë dhe rikuperoi plot 12 topa, ndërsa Warriors treguar se mbeten një skuadër e fortë edhe pa Stephen Curry-n (është i dëmtuar në gju). Me Kevin Durant dhe Klay Thompson, që realizuan 24 dhe 24 pikë, Golden State mbetet pretendent kryesor në Perëndim.

Mbyllin llogaritë me Miami Heat në Lindje edhe Philadelphia 76ers, që fitoi 104-91 përballjen e 5-të të Serisë në “Wells Fargo Center” të Philadelphias, duke avancuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Deri në fund të pjesës së dytë, skuadra nga Florida mundi të rezistonte mirë mbi parket, madje duke marrë kryesimin e përkohshëm në momente të veçanta, por në fillim të periodës së tretë 76ers e rritën ndjeshëm ritmin, duke u shkëputur deri 18 pikë plus, diferencë e cila u mjaftoi për të marrë fitoren e katërt dhe siguruar gjysmëfinalet në Lindje. Redick rezultoi lojtari më i mirë i takimit me 27 pikë, ndërsa Embiid, përveçse shënoi 19 pikë, kontrolloi edhe 12 topa nën tabelë për 76ers.

Philadelphia do të sfidojë në gjysmëfinalet e Lindjes fituesin e çiftit Boston Celtis – Milwaukee Bucks. Në takimin e pestë të serisë Celtics triumfuan 92 – 87 në “TD Garden”, duke marrë avantazhin në 3-2. Një ndeshje e kontrolluar nga fillimi deri në fund nga Bostoni, që nuk hyri në aventurë, përkundrazi zhvilloi një lojë të kujdesshme në fazën mbrojtëse, duke shfrytëzuar cilësitë dyshesh Horford –Rozier (38 pikë në total) apo të lojtarëve të stolit. Middleton i Bucks realizoi 23 pikë, por që ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen. Takimi i 6-të i serisë do të zhvillohet në parketin e Milwaukee-t.

 

Related posts

VIKTIMAT NË GREQI/ Ja gjesti mallëngjyes i ylli të Arsenal për ngjarjen në Athinë

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED OFERTËN E TRETË/ Barcelona kundpërgjigjet me 300 milionë euro

Delo.autor

SKANDAL NË “NASCAR”/ Pilotët “harrojnë” garën, ja plasin grushtit mes pistës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment