Futboll Sport

Ndeshje shprese për Lushnjen ndaj Partizanit, lajm i keq për lagunarët para përballjes me të kuqtë

Lushnja është një ndër ekipet me ecurinë me negative këtë sezon në kampionat. Sigurisht, që një prej ndikuesve kryesore ka qenë dhe stërvitja që lagunarët kanë zhvillaar, që duhet thënë është kryer në kushte  skandaloze, në krah të stadiumit “Roza Haxhiu”, ku pluhuri nuk mungon në ditët e nxehta, ndërsa balta është prezente në ditët me shi.

Verdhejeshilët do përballen në fundjavë me Partizanin, ku do kërkojnë të arrijnë një rezultat pozitiv pas 12 humbjeve rresht, sakësisht që nga data 14 shkurt 2018. Nuk mjafton me kaq, lushnjarët duhet përballen edhe me lajmin e keq sa i perket  insfrastrukturës e cila nuk ka shpresë të përmirësohet.

Së fundmi mësohet se për shkak të mungesës së fondeve nuk do të bëhet asnjë ndërhyrje në insfrastrukturë për vitin 2018. Sigurisht që kjo do ndikojë sërish negativisht në ecurinë e ekipit dhe në shtimin e rasteve të dëmtive të lojtarëve, të cilët këtë sezon kanë vuajtur shumë për shkak të kushteve të vështira insfrastrukturore.

Related posts

Salah: Gjithmonë kam dashur t’i dëshmoj të kundërtën Chelseat

Sadik.Autor

FLET PËR ISH-KOLEGËT E TIJ/ Iniesta: Dembélé mund “TË VRITET”, por vetëm nëse…

Isa.Autor

Milan-Lazio/ Mbyllet barazim pjesa e parë, por shihni këto statistika të cmendura (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment