Gossip Sport

Yjet e United ”braktisin” Manchesterin për pak qetësi

Ander Herrera, e ka festuar kualifikimin e Manchester United në finalen e FA Cup me familjen e tij në Disneyland. Mesfushori spanjoll shënoi golin e fitores në gjysmëfinale ndaj Tottenham në “Wembley”, të shtunën.  “Djajtë e kuq” siguruan biletën për në finalen e 19 majit, falë golit të 28-vjeçarit.’

Spanjolli ka shfrytëzuar kohën e lirë për të shijuar “magjinë” e Disneyland në kryeqytetin francez, së bashku me bashkëshorten, Isabel Collado dhe vajzën e tij. Në fotot e postuara në rrjetet sociale nga momentet argëtuese në Paris, Herrera dukej tejet i lumtur me familjen e tij. Ai nuk është i vetmi lojtar që është larguar nga Manchester për pak kohë pushimi. Victor Lindelof dhe Daley Blind kanë udhëtuar drejt Barcelonës dhe Amsterdamit, ndërsa Jesse Lingard dhe Eric Bailly kanë preferuar që të shëtisin në kryeqytetin anglez, Londër.

Mourinho ka punë të madhe përpara, pasi duhet të përgatisë djemtë për ndeshjen e të dielës ndaj Arsenal.

Related posts

“TIRONA FANATICS”/ Deklaratat janë përsëritur, ja tre shkatërruesit…

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Real Madrid fiton titullin virtual falë Asensios

Delo.autor

ZYRTARE/ Liga kryesore e futbollit vendos datën për sezonin e ri, ja kur publikohet kalendari

Delo.autor

Leave a Comment