Futboll Seria A Sport

Futbollisti i Inter: Unë jam mbrojtësi më i mirë në Serie A

Mbrojtësi brazilian i Inter, ka folur për televizionin e klubit zikaltër “Inter TV”, rreth përvojës së tij në Serie A dhe e ka konsideruar veten si “mbrojtësin më të mirë në Serie A”.

“Unë jam i ndershëm, për shkak të përvojës time dhe gjithçka tjetër, unë e konsideroj veten si mbrojtësin më të mirë në Serie A,” – deklaroi braziliani.

“Spalletti? Flas shpesh me të gjatë analizave taktike në video dhe gjatë seancave stërvitore. Eshtë një trajner i aftë. Ajo që më pëlqen më shumë është se ai dëshiron gjithmonë të fitojë, ashtu si unë.”

I pyetur për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, Miranda tha: “Eshtë ndeshje e ardhshme kundër Juventus. Gjithsesi, nëse më duhet të zgjedh fitoren më të bukur sivjet, atëherë zgjedh atë ndaj Milan, 3-2 në derbin e fazës së parë.”

Në fund, Miranda, i pyetur për lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë, përgjigjet: “Ronaldo ishte fenomeni për të gjithë ne. Ai fitoi Kupën e Botës me Brazilin dhe në Brazil të gjithë e konsiderojnë si futbollisti më i madh i epokës moderne të këtij sporti.”

Related posts

“KUQEZINJTË” PËRKËDHELIN TË ARDHMEN/ Imazh, merkato dhe miliona. ja sa vlen Champions-i për Milanin

Delo.autor

Gjyla: Punojmë për të ardhmen, besim te elementi i ri

Sadik.Autor

ISHTE NË LISTËN E SILVINJOS/ Mbrojtësi largohet nga Shqipëria, do të luajë për Zvicrën

F.autor

Leave a Comment