Sport Të tjera

Erzeni bën mrekullinë, kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj

Pas 19 vitesh, ekipi i Erzenit është shpallur kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj, titulli i katërt në historinë e klubit shijakas, që rikthehet në elitën e volejbollit shqiptar. Erzeni mposhti sot në mbrëmje 3-1 Partizanin në finalen e katërt të play off-it, duke fituar po 3-1 edhe me ndeshje këtë fazë finale, duke u shpallur kampion i vendit. Një titull që Erzeni e fitoi para fansave të tij, që kishin mbushur plot sallën sportive të akademisë “Dhimitraq Goga”, të cilët festuan së bashku me skuadrën këtë triumf.

Një trofe i merituar i volejbollistëve të Erzenit dhe trajnerit Arben Sako, që e kërkuan me më shumë ngulm këtë sukses, besuan tek ai dhe në fund ia dolën mbanë. Faza e play off-it tregoi një ekip në rritje në lojën e tij, që arriti të kalojë me sukses edhe disa momente të vështira, duke krijuar një grup djemsh që deri në fund besuan te titulli. Trofe që është një festë për ekipin shijakas, që diti të përfitojë edhe nga gabimet e kundërshtarit, duke qenë më konkret në fushë dhe mos u dorëzuar asnjë moment. Edhe Partizani luftoi deri në fund, por ekipit kryeqytetas i mungoi “goditja finale”, duke dështuar atëherë kur nuk pritej.

Ndeshja nis e ekuilibruar nga të dyja skuadrat, ndaj rezultati barazohet disa herë në start, por shpejt Partizani merr frenat e lojës në dorë, shkëputet dhe fiton 25-18 setin e parë. Por ashtu siç ka ndodhur shpesh në finalet e mëparshme, loja ka luhatje dhe është skuadra shijakase ajo që replikon në setin e dytë, duke u shkëputur dhe fiton 25-21, duke barazuar në 1-1 setet. Seti i tretë është mjaft dramatik, ku herë udhëheq njëra skuadër e herë tjetra. Pikët e fundit janë emocionuese dhe mbajnë në ankth tifozët, që shpërthejnë kur Erzeni fiton në shtesë 28-26 dhe udhëheq 2-1 me sete.

Ky avantazh motivon shumë lojtarët shijakas, që këtë herë nuk përsëritin gabimin e 3 ditëve më parë, duke qenë mët konkretë në fushë, mbrojnë mirë e janë të saktë në sulm. Erzeni shkëputet që në pikët e para, avantazh që duket se e çorodit Partizanin, që edhe pse përpiqet të rikuperojë nuk arrin t’i përmbysë shifrat. Erzeni fiton me meritë setin 25-22 dhe nis festën të cilën e priste për gati 2 dekada. Festë e madhe mes lojtarëve dhe fansave, që përqafojnë idhujt e tyere, por në fund volejbollistët e Erzenit ngritën lart trofeun e titullit kampion.

Volejboll – Play off, Finalet e meshkujve

16 prill, Partizani – Erzeni, 2-3 (25-19, 22-25, 25-17, 18-25, 15-17)

19 prill, Erzeni – Partizani, 3-2 (24-26, 25-19, 19-25, 25-23, 15-12)

22 prill, Partizani – Erzeni, 3-2 (25-17, 18-25, 23-25, 25-21, 15-3)

25 prill, Erzeni – Partizani, 3-1 (18-25, 25-21, 28-26, 25-22)

28 prill, Partizani – Erzeni, ora 19:00 (Feti Borova)

Related posts

NUK NDRYSHON KURRË/ Pepe përplaset keq me shokun e skuadrës, shikoni çfarë ndodh në fushë

Delo.autor

MESFUSHORI PORTUGEZ/ Andre Gomes: Jam i lumtur që u largova nga Barcelona, për mua ishte…

Isa.Autor

DASHURIA MBI TË GJITHA/ Van der Vaart shkon tek Esbjerg prej të dashurës

Isa.Autor

Leave a Comment