Futboll Sport

Buzëqesh Pacult, kundër Skënderbeut rikuperohen dy lojtarë të formacionit

Kukësi do udhëtojë ditën e dielë drejt Korçës për tu ndeshur me Skënderbeun në kuadër të javës së 31-të të Superligës. Një ndeshje që ndoshta nuk mbart vlerën e viteve të kaluara pasi fati i dy ekipeve është i përcaktuar në këtë sezon. Gjithsesi rivaliteti dhe lufta sportive pritet të mbizotërojë në një ndeshje të tillë.

Para këtij takimi duket se trajneri Pacult është shumë i kënaqur. Jo vetëm për faktin se ekipi i tij po kalon një formë shumë të mirë në kampionat, por edhe për faktin se skuadra do jetë e plotë për ndeshjen kundër Skënderbeut. Shameti dhe Rrumbullaku që kishin shfaqur probleme së fundmi do jenë gati për ndeshjen në Korçë. Po ashtu edhe Balde që pritet të jetë një alternativë më tepër për sulmin ka dhënë shenja pozitive.

Related posts

BYLIS-LAÇI/ Fantastik Rapo, kurbinasit shënojnë edhe golin e dytë (VIDEO)

Delo.autor

Messi dhe Ronaldo janë jashtë Botërorit, ka ardhur koha ime të shkëlqej

Sadik.Autor

FORMULA E KUALIFIKIMIT PËR NË BOTËROR/ Ja shanset e Shqipërisë për të marrë pjesë nëpërmjet Ligës së Kombeve

Delo.autor

Leave a Comment