Bundesliga Futboll Sport

Tronditet Bayerni dhe Kombëtarja Gjermane

Përveç humbjes në ndeshjen e parë ndaj Real Madridi, Bayern Munich ka marrë një tjetër lajm të keq. Jerome Boateng është zëvendësuar në minutën e 34’ mbrëmjen e djeshme, pasi ka pasur probleme në rrëzën e kofshës dhe e kishte të pamundur të vazhdonte më tej takimin. Kjo ishte një dhimbje koke për trajnerin Heynckes, që sot është njoftuar edhe me lajmin më të rëndë. Boateng do të mungojë për një kohë të gjate që do të përcaktohet në ditët në vijim nga stafi mjekësor i skuadrës gjermane. Analizat e futbollistit nuk kanë pasur rezultate pozitive dhe lojtari do të nisë sa më shpejt të jetë e mundur faqen rikuperuese.

Por, për bavarezët ka edhe lajme të mira për ndeshjen e kthimit në Champions ndaj Real Madrid. Sipas gazetës së përditshme, prestigjiozet “Bild”, Robben dhe Alaba parashikohet të jetë të gatshëm për trajnerin. Futbollistët kanë kaluar dëmtimet dhe do të ndihmojnë skuadrën e tyre që të sigurojë finalen e Champions League, pavarësisht humbjes në shtëpi në shifrat 2-1. Kualifikimi do të jetë mjaft i vështirë për Bayernin, megjithatë lojtarët kanë besim se mund t’ia dalin edhe pse përballë do të kenë një nga ekipe më të mira të momentit, siç janë madrilenët.

Duke u kthyer te Boateng, dëmtimin dhe mungesa e gjatë e tij nuk është një lajm që ka shqetësuar vetëm stafin teknik, por edhe Kombëtaren e Gjermanisë. Kjo, pasi mesfushori mund të jetë deri ne gjashtë javës jashtë fushave dhe rrezikon të humbasë Kampionatin Botëror. Edhe në momentin që do të rikthehet të luajë në fushë do t’i duhet pak kohë që të arrijë formën e tij më të mirë dhe do të jetë shumë e vështirë që të vihet nën urdhrat e trajnerit të “pancerave”. Gjithsesi në ditët të vijim do të ketë një ide më të qartë për periudhën fikse që i duhet lojtarit për t’u rikuperuar.

Related posts

Heroi i Milanit rrëfen me lot në sy: Dje luajta me të rinjtë, sot shënoj në derbi, nuk mund ta besoj

Q.Autor

VIDEO/ Wolfsburg i shënon supergol Bayernit

Q.Autor

Guardiola: Jemi të lumtur, ky titull është i rëndësishëm

Q.Autor

Leave a Comment