Futboll Sport UEFA

Përjashtimi nga Europa/ Skënderbeu, i palëkundur në Apel të UEFA-s

Skënderbeu u dënua nga Komisioni i Disiplinë dhe i Etikës në UEFA me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës, ndërkohë që për ta ka edhe një gjobë prej 1 milionë eurosh. Në Korccë, pas vendimit të CAS për t’iu rikthyer titullin, ka pasur optimizëm se edhe ky dënim do të bjerë poshtë dhe sot në Komisionin e Apelit në UEFA janë paraqitur drejtuesit e korccarëve, por edhe futbollistë, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre para trupit gjykues.

Sikurse edhe pritej, Sabien Lilaj, Bacary Nimaga, Bernard Berisha dhe Bledi Shkëmbi nuk kanë pranuar akuzat për trukim, duke mohuar gjithccka për të cilën Skënderbeu thuhet se është përfshirë. Tashmë pritet që të merret vendimi nga Apeli dhe me shumë mundësi dënimi i parë do të mbetet në fuqi. Mes Skënderbeut dhe UEFA-s pritet që beteja të kalojë në CAS dhe më pas mund të shkojë edhe në Gjykatën Federale në Zvicër, sikurse edhe ka paralajmëruar presidenti Ardjan Takaj.

Related posts

MBYLLET JAVA E 27 NË SUPERIORE/ Tirana sheh makthe, Kastrioti 3 pikë larg. Laçi e Flamurtari drithërojnë Teutën

Delo.autor

“NË CHAMPIONS NA PRET NJË NDESHJE E VËSHTIRË”/ Ylli Milinkovic-Savic rrëfen ëndrrën e tij: Dëshiroj të vesh fanellën e…

Delo.autor

“DYBALA NUK AKTIVIZOHET SE NUK ËSHTË NË…”/ Legjenda Del Piero: Pirlo duhet të mendojë si Capello

Delo.autor

Leave a Comment