Formula 1 Sport

Vettel polemizon për kalimin e Ricciardo te Ferrari!

Sebastian Vettel nuk dëshiron të jetë i shqetësuar nga zërat e merkatos, në veçanti për ato që flasin për kalimin e Daniel Ricciardo te Ferrari në sezonin e ardhshëm.

Gjermani ka qenë shumë i qartë në prag të fundjavës në Baku: “Nuk më intereson. Kemi qenë bashkë në një vit shumë të komplikuar për mua te Red Bull, kur vendosa largimin. Eshtë një pilot i shpejtë dhe fitoi garën e kaluar në Kinë.”

Pastaj vjen edhe një batutë për firmën mbi kontratë: “Këtu bëhet fjalë për të vendosur një firmë në një letër. Unë nuk mund ta ndihmojë të firmosë për Ferrari.”

Duhet menduar edhe për garën në Azerbajxhan: “Eshtë e drejtë të thuhet se ka tre skuderi në nivel të ngjashëm, diferencën do ta bëjnë detajet. Cili do të bëj një punë më të mirë do të fitojë. Vetura ime është e fortë dhe mendoj se do të jetë kompetitive në të gjitha pistat.”

Related posts

THYEN RREGULLAT ANTI-COVID/ Organizuan ‘’party’’, klubi i njohur europian pezullon 5 futbollistë

Delo.autor

“TEK MILAN PËRJETË”/ Ibrahimovic: Adrenalina më bën të qëndroj në këto nivele sepse…

Delo.autor

KAMPIONËT E ITALISË “TËRBOJNË” INTER/ Juventus i “rrëmben” për 50 milion euro mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment