Futboll La Liga Sport

Përzgjidhet arbitri i ‘El Clasico’-s, por te Barça nuk janë të kënaqur

Hernandez Hernandez ishte gjyqtari kryesor i “El Clasico”-s së dytë të kampionatit të vitit të shkuar, në të cilën Barcelona fitoi në ditën e shënuar të “Shën Jordi”-t, falë një goli të Leo Messi-t në minutën e fundit.

Në atë ndeshje, futbollistët blaugrana reklamuan dhe kërkuan dëbimin nga fusha e lojës për Marcelo-n dhe Casemiro-n. Mbrojtësi i majtë në pjesën e parë bëri një ndërhyrje të rëndë kundër Messi-t, që nuk kishte në zotërim topin, gjë që çoi në gjakosjen e argjentinasit dhe Marcelo nuk u dënua.

Menjëherë pas ngjarjes së mësipërme, Casemiro i dha një të shtyrë Messi-t, por Hernandez nuk i dha karton sepse do të ishte i dyti për të dhe do të linte Real-in me një lojtar më pak. Pak më vonë, në pjesën e dytë, karton i kuq i merituar për Sergio Ramos për një ndërhyrje me të dyja këmbët kundër Messi-t.

Hernandez Hernandez gjithashtu u përfol shumë në një ndeshje më parë kur topi kaloi vijën fatale, por ai nuk e konfirmoi golin kundër Betis-it.

Related posts

ZYRTARE/ Polonia lë “thatë” De Biazin, zyrtarizon trajnerin e ri

Isa.Autor

E PAPRITUR/ De BIASI i kthehet stolit, pranë firmosjes me ish-kundërshtarët e SHQIPËRISË

Isa.Autor

Premio të “çmendura” në Botërorin e Rusisë/ Portugalia, Spanja dhe Gjermania për rekord

Sadik.Autor

Leave a Comment