Futboll Premier League Sport

United fiton garën e merkatos, talenti sllovak bëhet “djall”

Manchester United ka mposhtur konkurrencën e Liverpool dhe Chelsea duke marrë adoleshentin sllovak, Martin Svidersky.

15-vjeçari, i cili kaloi me sukses edhe testet e bëra te Celtic, Manchester City dhe West Ham, ka firmosur deri në vitin 2021.

Svidersky, i cili flet rrjedhshëm anglisht, ka luajtur futboll për ekipin e vendlindjes Presov. Futbollisti shumë i aftë teknikisht është sllovaku i dytë i talentuar që bëhet “djall”, pas portierit 18-vjeçar, Alex Fojticek.

Ndërkohë, ai do të luajë me United U-16 në një turne miqësor që po zhvillohet në Singapor mes disa akademive si Valencia, Fulham, Urawa Reds dhe Liverpool.

Related posts

(Video) Ramsey dhe Lacazette afrojnë Arsenalin në gjysmëfinale

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Futbollisti i Interit transferohet në Premier League tek Aston Villa. Ja detajet…

Delo.autor

FLORJAN MARKU VAZHDON TË SHKËLQEJË NË RING/ Boksieri britanik injoron: S’meriton të ndeshet me më të mirët

Delo.autor

Leave a Comment