Futboll Seria A

Inzaghi: Herët të mendojmë për Interin, duam të fitojmë Kupën

Lazio do të presë Fiorentinën në ‘Olimpico’, nesër në mbrëmje, në çerekfinalen e parë të Kupës së Italisë. Bardhekaltrit janë totalisht të përqendruar te ky takim dhe këtë e konfirmon edhe tekniku Inzaghi.

Në intervistën e prag-ndeshjes, trajneri i kryeqytetasve pranoi se Kupa është një nga objektivat e Lazios, duke parë që kampionati është shumë i vështirë. Në fundjavë, Lazio e mbyll 2017-ën, me sfidën ndaj Interit në ‘San Siro’, por Inzaghi bën thirrje për përqendrim te takimi i Kupës, duke u shprehur se ka kohë për sfidën e Milanos.

“Kemi punuar mirë dhe kemi rikuperuar disa lojtarë të rëndësishëm, si Felippe Anderson apo Luis Nani. Jemi gati dhe të përqendruar të sfida e Kupës, pasi është një trofe të cilin do tentojmë sërish ta fitojmë. Në fundjavë na pret Interi, por ka kohë për atë sfidë, pasi më i rëndësishëm është gjithmonë takimi i radhës. Ndaj Fiorentinës nuk do të kursehemi, pasi në fushë do të zbresin ata që janë më në formë”, u shpreh Inzaghi.

Related posts

TENSIONE TEK ARSENAL/ Dy shokë ekipi kapen keq mes tyre dhe njëri gjakoset (VIDEO)

Delo.autor

“PAMJE JO TË ZAKONSHME”/ Lojtari i Manchester United bën për ndihmë mjekësore Mourinhon në fushë (VIDEO)

Delo.autor

DASHURIA për JUVENTUSIN nuk ka mbaruar, tifozët IRRITOHEN me Pogban (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment