Futboll Sport

Tifozi e tepron, bën tatuazh fanellën e klubit: Tani nuk do ta heq më kurrë (FOTO)

Shpesh kemi parë që tifozët e futbollit të bëjnë çmendurira për ekipin e tyre të zemrës, por ky mbështetës i zjarrtë i Flamengos në Brazil i ka tejkaluar kufijtë, madje mund të thuhet se e ka tepruar.

 

Quhet Jose Mauricio dos Anjos dhe përveçse dhomën e tij e ka të mbushur me fanellat e Flamengos vendosi që fanelën kuqezi ta bëjë tatuazh në trup. E vetmja gjë që nuk bëri tatuazh nga fanela janë sponsorët. Tatuazhi mori një vit kohë për t’u përfunduar, me 32 sesione dhe 90 orë punë.

 

“Gjithmonë e doja një fanelë të Flamengos tatuazh. Problemi im i vetëm ishte se do të kushtonte shumë. Por, tatuatori më tha që nuk do më merrte shumë para po ta bëja, donte vetëm pak reklamë nga unë”, deklaroi tifozi i çmendur.

Related posts

TENCIONOHET DERBI/ Tifozët e TIRANËS provokojnë KEQ PARTIZANIN: MORRA, motrat tuaja do…

Isa.Autor

“U RUAJT PAQJA SOCIALE”/ Ministri Hauke pas dëbimit të Djokovic: Mbrojta sakrificën e australianëve

Delo.autor

NUK NDODHIN VETËM NË SHQIPËRI/ Gropa GJIGANDE lë ekipin meksikan pa… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment