Champions League Futboll Sport

Lazio ndihmon Liverpool kundër Roma-s në Ligën e Kampionëve

Liverpool do të ketë mundësinë të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme për sfidën e kthimit të gjysmëfinales së Champions League kundër Roma-s, duke përdorur fushat e Lazio-s.Lojtarët e Jurgen Klopp do të fillojnë ta “shijojnë” atmosferën e kryeqytetit italian për ndeshjen e 2 majit në ambientet e qendrës stërvitore të Formello-s.

Drejtuesit e Lazio-s, në fakt, kanë pranuar të vënë në dispozicion të anglezëve strukturat e tyre. Presidenti i Lazio-s, Caludio Lotito, është i vendosur të bëjë gjithçka është e mundur për t’u siguruar që Roma të eliminohet nga Champions.

Por, edhe pa këtë “ndihmë” nga ana e bardhekaltërve, “Të Kuqtë” e kanë hipotekuar finalen falë fitores 5-2 të arritur në ndeshjen e parë, të luajtur të martën e kaluar në “Anfield”.

Related posts

Inter-Milan/ Notat e lojtarëve: Ja kush shpallet më i miri, nuk është Icardi

Isa.Autor

Griezmann vs Messi/ Dy lojtarët ndeshen në raundin e “16-të” të Kupës së Botës

Sadik.Autor

EURO 2020/ Islanda ndëshkon Hungarinë, por çfarë gafe nga portieri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment