Futboll La Liga Sport

Barça kishte parashikuar gjithçka, ja kush do ta zëvendësojë Iniesta-n

Andres Iniesta i ka thënë lamtumirë Barcelona-s pas 22 sezonesh me katalanasit dhe këta të fundit janë vënë në lëvizje për të gjetur pasardhësin e tij. Është e qartë se nuk do të ketë një Iniesta të dytë në botën e futbollit. Gjithsesi një nga emrat që po ndiqen nga drejtuesi e Barçës është Luis Alberto, lojtari i Lazio-s.

Spanjolli i bardhekaltërve ka zhvilluar një sezon në rritje të vazhdueshme dhe ka treguar se ka aftësi teknike shumë të mirë. Gjithashtu, ai mund të luajë në disa pozicione, një aspket ky që vlerësohet shumë në shtëpinë “Balugrana”.

Për të bindur presidentin Lotito që ta lërë të lirë “xhevahirin” e tij mund të duhen rreth 40 milionë euro. Por në avantazh të Barças mund të shkojë dëshira e futbollistit për t’u kthyer në atdhe.

Por katalanasit mund ta kenë në shtëpi zgjidhejn. Një zgjidhje që quhet Arthur, një lojtar i blerë nga katalanasit dhe që do të zbarkojë në “Camp Nou” korrikun e ardhshëm. Lojtari i datëlindjes 1996-të është siguruar për 30 milionë euro nga Gremio (9 si bonus në varësi të objektivave që mund të arrijë klubi). Braziliani mund të jetë trashëgimtari i Iniesta-s, nëse arrin të përshtatet me futbollin europian.

Nuk është një rastësi që në atdheun e tij e thërrasin “Iniesta i vogël”. Cilësia e tij më e madhe qëndron në ndërtimin e aksioneve dhe ka një mesatare të pasimeve të sakte prej 97.4% në këtë sezon. Do të duhet të përmirësohet veçanërisht në fazën sulmuese, por e ardhmja është në anën e tij.

Related posts

E FUNDIT/ ICARDI përshëndet REALIN, kërkon largimin nga INTERI (FOTO)

Isa.Autor

SEVILLA nuk përmbahet, pas Andre Silvas kërkon SUPER yllin e Gjermanisë

Isa.Autor

Dikur pjesë e Man United, sot nuk do ta besoni skuadrën e re të Anderson

Sadik.Autor

Leave a Comment