Futboll Sport

Trashi sërish mbrojtës, Partizani me 3 sulmues ndaj Lushnjës

Lorenc Trashi ka qenë në dyshim për Lushnjën, por dje ai është përgatitur me grupin dhe nuk e humbet përballjen me ish-ekipin. Ashtu si me Skënderbeun, edhe në Lushnjë, Trashi pritet të luajë si mbrojtës. Dje trajneri Dalipi pohoi se nuk ka asgjë me Kotobellin, por ndaj korçarëve vendosi Trashin si mbrojtës për çështje taktike.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe sot. Me Prognin të pezulluar dhe Lukasin të dëmtuar, Bardhi dhe Çani plotësojnë grupin që Dalipi provoi në start ndaj Skënderbeut. Për herë të parë në Lushnjë ndodh që Edgar Çani dhe Besart Abdurrahimi e nisin një ndeshje së bashku si titullarë.

Me Bathën dhe Telushin në qendër, pjesa sulmuese e përbërë nga Asani, Bradhi, Abdurrahimi dhe Çani pritet të vërë nën presion lushnjarët që në startin e takimit, ku fitorja kërkohet me çdo kusht.

Related posts

“UNË NUK JAM QEN ROJE, POR TRAJNER”/ Allegri prish vendimin e klubit me Juventusin

Delo.autor

“OPERACIONI SHKOI MIRË”/ Mesfushori Memushaj: Kam nevojë për pushim, ja sa do të qëndroj jashtë fushave

Delo.autor

SOT NË “FADIL VOKRRI”/ Kosova “test” miqësor me Gjibraltarin, stadiumi pritet i tejmbushur

Delo.autor

Leave a Comment