Futboll Sport

Tirana dhe Kastrioti nuk njohin ndalesë, ka luftë të hapur për mbijetesën

Është mbyllur java e 26 e Kategorisë së Parë në të dyja grupet. Tirana ka arritur që të fitojë në Fier kundër Apolonisë me rezultatin 0-1, duke treguar edhe njëherë se dalja në Superiore nuk iu ka zvogëluar dëshirën për triumf.

Të njëjtën gjë e përsëriti dhe Kastrioti në Shijak, aty ku mundi me dy gola Erzenin vendës. Me gola të Nezirit dhe Vatnikajt në pjesën e parë skuadra e Samuel Nikajt tregoi supermaci, madje tashmë duke i kthyer një përgjigje Tiranës në grupin tjetër, skuadër me të cilën do të ndeshet për finalen e Kategorisë së Parë.

Besëlidhja mposhti 3-1 Dinamon. Ishin blutë e kryeqytetit ata që shënuan të parët me Tragën në minutën e 18, por vendësit iu kundërpërgjigjën me dygolësh të Ndrecës në minutat 25 dhe 32, për t’i shtuar dhe golin e Camaras në pjesën e dytë.

Në Pogradec është skuadra vendase që triumfoi me rezultatin 3-2 kundër Tomorit, duke iu marrë këtyre të fundit vendin e tretë në tabelën e renditjes. Ekipi i Festim Fetollarit e nisi me gol ndeshjen, por pjesa e parë u mbyll në barazim, për t’i lënë vendin dopietës së Albi Çekiçit në pjesën e dytë. Ngushtoi diferencën Hysenaj, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të marrë pikë në këtë transfertë.

Mbijetesa bëhet me laps dhe letër në dorë. Si në Veri, ashtu edhe në Jug duket se është e njëjta skemë. Nëse Tërbuni fitoi, të njëjtën gjë e bëri dhe Besa për t’u kthyer në vendin e parë të tabelës së renditjes. Ndërkohë që në Jug në të dyja përballjet u fiksuan rezultatet e barabarta, 1-1 në Shënkoll dhe 0-0 në Cërrik.

Pas kësaj jave, në Jug duket se përcaktuese do të jenë dy javët pasardhëse vetëm për atë skuadër që do të përfundojë në “play-off”. Ndërkohë që në Veri gjithçka është e hapur. Tërbuni është më i rrezikuari pasi ka vetëm një sfidë për të kryer, ndërsa rivalët kanë nga një takim më shumë. Ndoshta, javën e ardhshme do të dalë diçka në dritë.

Kategoria e Parë – Java 26

Grupi A/Play-Off

Erzeni-Kastrioti 0-2
Shënues: Neziri 31’ (pen.), Vatnikaj 39’

Besëlidhja-Dinamo 3-1
Shënues: Ndreca 25’, 32’, Camara 65’ / Traga 18’

Egnatia (pushim)

Renditja: Kastrioti 39 pikë, Egnatia 24 pikë, Erzeni 22 pikë, Besëlidhja 20 pikë, Dinamo 14 pikë

Grupi A/Play-Out

Besa-Vllaznia B 3-1
Shënues: Mihani 16’ (pen.), Isufi 45+1’ (aut.), Thaçi 57’ / Hallunaj 71’

Tërbuni-Burreli 1-0
Shënues: Prendi 26’

Korabi (Pushim)

Renditja: Besa 22 pikë, Burreli 19 pikë, Vllaznia B 18 pikë, Tërbuni 16 pikë, Korabi 17 pikë

Grupi B/Play-Off

Apolonia-Tirana 0-1
Shënues: Vrapi 31’

Pogradeci-Tomori 3-2
Shënues: Lame 38’, Çekiç 49’, 54’ / Hoxha 43’, Hyseni 70’ (p)

Bylis (Pushim)

Renditja: Tirana 42 pikë, Bylis 26 pikë, Pogradeci 22 pikë, Tomori 21 pikë, Apolonia 20 pikë

Grupi B/Play-Out

Shënkolli-Naftëtari 1-1
Shënues: Rub. Danaj 43’ / Ardian Gega 68’

Turbina-Shkumbini 0-0

Iliria (Pushim)

Renditja: Shënkolli 22 pikë, Iliria 20 pikë, Turbina 18 pikë, Shkumbini 15 pikë, Naftëtari 12 pikë

Related posts

RRËFEN FINALEN E “CARABAO CUP”/ Sarri i habit: Situata e krijuar nga Kepa ishte…

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Lazio-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Arsenali ul çmimin, Roma nis sulmin final për mesfushorin Xhaka

Delo.autor

Leave a Comment