Futboll Sport

Abazaj: Mbështesim Skënderbeun, jemi shumë afër objektivit

Përfituat nga gabimi i portierit, por çfarë ju tha trajneri tek goli i dytë?

Goli i parë ishte aksidental, isha me fat aty. Tek goli i dytë, djemtë po më thoshin pasoje në zonë, por këto ditë e kisha provuar në stërvitje, pashë dhe vendosjen e portierit dhe vendosa të provoj drejt portës.

Nesër tifo për Skënderbeun?

Sigurisht, nesër do bëjmë tifo për Skënderbeun. Ka rëndësi të jemi afër Kukësit, dhe të kapim një vend për Evropën.

E keni kritikuar Bregun që nuk provon shumë drejt portës?

Djemtë më thonë gjithmonë gjuaj drejt portës, se e ke gol. Nuk ka rëndësi kush shënon, Bregu apo unë, rëndësi ka të fitojë ekipi.

A është objektiv i juaji golashënuesi i kampionatit?

Është diçka e mirë, për moshën time, të marrësh këtë çmim. Këtë vit kam shënuar 12 gola, por primar është ekipi, dhe jo aq golat e mi.

Related posts

ISH-SULMUESI I “DJAJVE TË KUQ”/ Rooney: Edhe kuzhinieret e urrenin jetën në Man United me Mourinhon

Delo.autor

FOTO/ Formacioni i legjendave me të cilët ka luajtur Kaka, ja kush mungon…

Q.Autor

“MAGJI” NGA DISTANCA/ 800.000 vota, zgjidhet goli më i bukur i “Euro 2020”

Delo.autor

Leave a Comment