Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Edin Dzeko zbulon se cili prej shokëve i dha fitoren ndaj Chievo

Roma fitoi 4-1 ndaj Chievo duke “blinduar” vendin e tretë në klasifikimin e Serie A. Edin Dzeko ishte futbollisti më i mirë në fushë për ekipin e Di Francesco dhe shënoi dy gola. Pas ndeshjes, në një deklaratë për “Sky Sport” ai deklaroi se kryeqytetasit e kanë mendjen te Liverpool.

Roma u mposht 5-2 nga Liverpool në gjysmëfinalen e parë të Champions League dhe tani i duhet një mrekulli si ajo ndaj Barcelonës për të vazhduar më tej…

“Chievo? Ata janë një skuadër e organizuar mirë, por sot ne ishim shumë të qartë në lojën tonë. Alisson e priti penalltinë në mënyrë shembullore dhe e falënderojmë sepse në atë moment ndeshja mund të ndryshonte. 2-1, por me një lojtar më pak do të na hapte probleme, portieri ynë e “vrau” ndeshjen.”

“Liverpool? E kemi përgatitur veten për këtë ndeshjes. Ne duam të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer dhe mundësisht një përmbysje të madhe si ajo ndaj Barcelonës. Shpresoj që me ndihmën e tifozëve do t’ia dalim.”

Related posts

Përveç Perisic/ Mourinho do një tjetër finalist të Botërorit tek Manchester United

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Pas një gabimi në mbrojtjen e “bavarezëve”, talenti Felix zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“TË Q*FSHA POLICINË”/ Maguire goditi dhe ofendoi forcat e rendit. Zbardhet dosja që fundos mbrojtësin

Delo.autor

Leave a Comment