Futboll Sport

Gola, kartona, VAR e spektakël. Juve përmbys në frymën e fundit Interin

Juventus ia doli të fitojë derbin e Italisë ndaj Interit, me shifrat 2-3 në San Siro. Zonja e Vjetër bëri një ndeshje të çmendur, por në fund mori 3 pikë të vlefshme për luftën e titullit. Ata kaluan që në minutën e 13-të me Kostën në avantazh, ndërsa pak minuta më vonë, zikaltrit mbetën me 10 veta, pas një kartoni të kuq të Vesinos.

Në fund të pjesës së parë, Juventusi shënoi sërish, por arbitri anuloi me VAR për një pozicion offside. Më pas, me fillimin e të dytës, ishte Ikardi dhe një autogol i Barzalit, që përmbysën avantazhin e bardhezinjve, dhe po shkonin drejt fitores.

Por, vetëm në çastet e fundit, ishte Kuadrado me një gol të bukur, dhe Higuain me kokë, që përmbysën sërish. Në fund, Juventusi doli fitimtar dhe vazhdon drejt luftës për titull.

Related posts

LARGIM I PAPRITUR/ Do bëhej takimi me Xhaferin për të ardhmen, Brdariç ikën në Gjermani

Delo.autor

VAZHDON TË JETË NË QENDËR TË VËMENDJES/ Mediat Gjermane e japin të sigurt, Rashica do kaloj tek Leipzigu

Delo.autor

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, gjobiten Skënderbeu dhe Partizani

Q.Autor

Leave a Comment