Kategoria Superiore Shqipëri

Buxheti i bashkisë, 550 milionë lekë shkojnë për Vllazninë

Ka nisur prej gati 3 orësh mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, e cila ka rezultuar shumë e rëndësishme edhe për Vllazninë, sepse një nga pikat e rendit të ditës ka qenë edhe ajo e miratimit të buxhetit të saj për vitin 2018. Rrjedhimisht, edhe i buxhetit të futbollit.

Burime pranë këshilltarëve bëjnë të ditur për “shkodrasport.com” se institucioni i pushtetit lokal ka planifikuar për vitin e ardhshëm një shumë prej 550 milionë lekësh të vjetra. Nuk dihet nëse është e mjaftueshme apo jo kjo shumë, megjithatë aq është planifikuar.

Tashmë mbetet vetëm miratimi i buxhetit të bashkisë, rrjedhimisht edhe ai për Vllazninë, me të cilin do të zgjidhen jo pak probleme.

Related posts

NUK KA DEBUTUAR ENDE ME LAÇIN/ Mesfushori Kodra: Më solli kushëriri në Shqipëri, u trondita kur pashë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Projektohet e ardhmja e SADIKUT, në JANAR drejt rikthimit te…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Dy muaj pa shkundur rrjetën në kampionat, sulmuesi i Vllaznisë “harron” të shënojë

Delo.autor

Leave a Comment